Insajderi
Lajme

Auditori gjen anomali tek KEK’u: Tregtimi i rrymës u menaxhua përmes një sistemi të pasigurt emaili

Insajderi
20 June 2026 - 22:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Auditori gjen anomali tek KEK’u: Tregtimi i rrymës u menaxhua përmes një sistemi të pasigurt emaili
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur shkelje në Koorporatën Energjetike të Kosovës në raportin për vitin 2025. Sipas auditorit KEK ka bërë ndarjen dhe tregtimin e tepricave të energjisë elektrike nëpër bursa dhe ankande pa asnjë dokumentacion të strukturuar dhe pa analiza të verifikueshme, duke rrezikuar kështu miliona euro të përfitimit optimal ekonomik.

Sipas gjetjes së auditorit, menaxhmenti i KEK-ut, pasi ka pranuar raportet zyrtare nga KOSTT-i për tepricat e energjisë, ka vendosur për shitjen dhe ndarjen e këtyre sasive “në qorrsokak”, duke mos lënë asnjë gjurmë të dokumentuar se mbi çfarë kritereshi janë bazuar këto vendime.

Auditori ka konstatuar se KEK ka shpërfillur plotësisht Procedurën për Tregtimin e Energjisë nr. 8071/1, Neni 17. Sipas këtij neni, çdo vendim për shitjen e energjisë në bursën ALPEX apo në ankande duhet të kalojë nëpër një filtër të rreptë vlerësimi ku llogariten:

“Gjithashtu është evidentuar mungesa e gjurmëve të auditimit, pasi kutia postare e përdorur për pranimin e ofertave nuk ka të aktivizuara regjistrimet e aktiviteteve të përdoruesve (audit logs). Si rrjedhojë, sistemi nuk regjistron kohën e hapjes së email-it dhe as identitetin e përdoruesit, duke pamundësuar verifikimin e saktë të kohës zyrtare të hapjes së ankandit”, thuhet në gjetje.

Auditori potencon se ky veprim “krijon mungesë transparence dhe gjurmueshmërie në proces”.

KEK ka tentuar ta arsyetojë këtë vendim para Auditorit duke thënë se periudha kohore që KOSTT u jep në dispozicion pas pranimit të dokumentit është tejet e kufizuar – vetëm 10 deri në 15 minuta. Sipas KEK-ut, brenda këtij afati rekord “është shumë e vështirë të përgatitet dokumentacion më i kompletuar”.

Ajo ka refuzuar arsyetimet e KEK-ut, duke thënë se pavarësisht “Analizës së Tregtimit” që KEK pretendon se e ka pasur si mostër, procesi i mirëfilltë i vlerësimit të kritereve ligjore thjesht nuk ekziston në letër.

ZKA’ja ka lëshuar një rekomandim emergjent për Bordin e Drejtorëve të KEK-ut. Bordi obligohet që urgjentisht të vendosë kontrolle të rrepta të brendshme dhe afate të qarta, në mënyrë që çdo kilovat i tepërt i energjisë që shitet, të dokumentohet me analiza të sakta. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark