Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugor që kalon në zonën e Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fatale, ka njoftuar policia.
Sipas informacioneve zyrtare, në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet.
“Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, një mashkull rreth 22-vjeçar”, ka konfirmuar policia.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.