Insajderi
Lajme

Tragjedi pas dy javësh beteje: Ndërron jetë fëmija që u aksidentua me trotinet elektrik në Gjilan

Insajderi
21 June 2026 - 08:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjedi pas dy javësh beteje: Ndërron jetë fëmija që u aksidentua me trotinet elektrik në Gjilan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një fëmijë ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merrte trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra në një aksident me trotinet elektrik.

Ngjarja kishte ndodhur më 8 qershor në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjilan, ku fëmija ishte rrëzuar nga trotineti elektrik.

Pas gati dy javësh trajtim mjekësor, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në QKUK.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve.

Rasti është cilësuar nga organet e rendit si “Vetaksident trafiku me fatalitet”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark