Insajderi
Lajme

Hoti për gazin amerikan: Reagimi qytetar i domosdoshëm, Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu

Insajderi
23 June 2026 - 14:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoti për gazin amerikan: Reagimi qytetar i domosdoshëm, Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avdullah Hoti nga LDK ka reaguar sërish rreth çështjes së projektit të gazit amerikan, duke thënë se kjo e fundit është çështje shumë më e madhe dhe më serioze sesa që po paraqitet sot.

Hoti ka shkruar se në një kohë kur Qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion.

“Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu. Ky është moment për zërin e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë dhe miq,

Çështja e projektit të gazit është shumë më e madhe dhe më serioze sesa po paraqitet sot. Kjo nuk është vetëm një çështje infrastrukture apo energjie është një provë e qartë për orientimin strategjik të Kosovës dhe për raportin tonë me aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një kohë kur qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion. Reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me SHBA-në dhe vlerave euroatlantike.

Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu. Ky është moment për zërin e qytetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark