Insajderi
Lajme

Veteranët iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së

Insajderi
23 June 2026 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Veteranët iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me protestën në Tiranë.

Atu thuhet se po bëhet përpjekje e vazhdueshme për manipulim politik dhe instrumentalizim të simboleve të UÇK-së.

Kryetari i saj, Hysni Gucati, e ka cilësuar si të papranueshme dhe fyese për dinjitetin e luftës që në emër të UÇK-së në Tiranë, të flasin dhe të paraqiten individë apo grupe që për vite me radhë kanë tentuar ta zbehin, ta devijojnë dhe t’ia ulin vlerën luftës sonë çlirimtare.

Sipas tij, OVL e UÇK-së rithekson me përgjegjësi të plotë se kauza e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë instrument i asnjë agjende politike të ditës apo i interesave të ngushta personale e partiake.

“OVL e UÇK-së u bën thirrje organizatorëve të protestës në Tiranë që ta garantojnë integritetin e protestës dhe të mos lejojnë asnjë përpjekje për manipulim, keqpërdorim apo vetëdeklarim të rremë në emër të ish-ushtarëve apo veteranëve të UÇK-së. UÇK-ja është pjesë e historisë së lirisë dhe sakrificës së popullit tonë dhe duhet trajtuar me respekt, jo për përfitime politike”, ka shkruar Gucati.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark