Insajderi
Lajme

Mbi 6 mijë shoferë mbetën pa patentë në Kosovë që nga fillimi i vitit 2026

Insajderi
23 June 2026 - 16:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbi 6 mijë shoferë mbetën pa patentë në Kosovë që nga fillimi i vitit 2026
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga fillimi i vitit 2026 e deri më tani janë konfiskuar mbi 6 mijë patentë shoferë.

Sipas Policisë, konfiskimi i patentë shoferëve bëhet në përputhje me ligjet në fuqi që rregullojnë fushën e trafikut rrugor.

“PK Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Policia e Kosovës zbaton të gjitha ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës e në rastin konkret ligjet që lidhen me fushën e trafikut, ku përveç gjobave për kundërvajtje të ndryshme, janë paraparë edhe masa mbrojtëse, kështu nga fillimi i këtij viti 6,259 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. Përgjigja e PK-së, pason dilemat e ngritura nga njohësit e sistemit të drejtësisë se “policia e Kosovës përmes konfiskimit të patentë shoferëve po shkelë të drejtat e njeriut”, njoftoi policia./rtv21/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark