Insajderi
Lajme

Elmi Reçica i reagon Ilir Feratit pasi ky i fundit tha se Përparim Rama publikoi foto me të: Mos ma përdor emrin tim

Insajderi
25 June 2026 - 10:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Elmi Reçica i reagon Ilir Feratit pasi ky i fundit tha se Përparim Rama publikoi foto me të: Mos ma përdor emrin tim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Elmi Reçica i ka reaguar kryetarit të Istogut dhe të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Ilir Feratit, i cili mbrëmë deklaroi se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kishte publikuar fotografi me deputetin e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës në ditën e zgjedhjeve.

Reçica i quajti “të pavërteta dhe shpifëse” deklaratat e Feratit, të dhëna mbrëmë në Kanal 10.

“Me keqardhje kam përcjellë deklaratat e pavërteta dhe shpifëse të bëra nga Ilir Ferati në emisionin Politiko në Kanal 10, ku ka pretenduar se kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, në ditën e zgjedhjeve ka publikuar fotografi me mua. Ky pretendim është tërësisht i rremë dhe nuk mbështetet në asnjë fakt”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Reçica tha se ai dhe PDK-ja janë të interesuar që LDK-ja të jetë një parti stabile.

“Zhvillimet e brendshme në LDK janë çështje ekskluzive e tyre dhe nuk lejoj në asnjë mënyrë që emri im të përdoret për shpifje, manipulime apo sulme politike ndaj kujtdo brenda asaj partie”, shtoi ai.

“Me Perparim Ramën jam takuar më 28 maj, në ceremoninë përkujtimore e organizuar nën patronatin e Kryetarit të Kryeqytetit me rastin e ditëlindjes dhe rënies heroike të Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Në atë ngjarje, të organizuar me përkushtim të veçantë, Perparim Rama mbajti një fjalim ekciklopedik kushtuar veprës dhe sakrificës së heronjve tanë. Fotografia e publikuar i përket pikërisht atij organizimi dhe jo ditës së zgjedhjeve, siç është pretenduar në mënyrë të pavërtetë nga Ilir Ferati”, shkroi ai.

“I bëj thirrje Ilir Feratit që ta demantojë këtë shpifje dhe këtë të pavërtetë, si dhe të mos e keqpërdorë emrin tim në betejat e tyre të brendshme politike”, shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark