Insajderi
Lajme

Këto janë rregullat e reja në komunën që drejtohet nga Faton Peci, u tregon qytetarëve se si duhet të vishen

Insajderi
25 June 2026 - 20:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këto janë rregullat e reja në komunën që drejtohet nga Faton Peci, u tregon qytetarëve se si duhet të vishen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Mitrovicës së Jugut, e cila drejtohet nga kryetari Faton Peci, ka marrë vendim të zbatojë rregulla të rrepta sa i përket kodit të veshjes për të gjithë personat që kërkojnë të marrin shërbime apo të vizitojnë ambientet e institucionit komunal.

Përmes një njoftimi zyrtar të vendosur në hyrje të objektit nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, qytetarët janë njoftuar paraprakisht për ndalesat e reja.

Sipas udhëzimit të ilustruar edhe me grafikë, është e ndaluar rreptësisht hyrja në komunë me pantallona të shkurtra si për meshkuj ashtu edhe për femra. Po ashtu, kufizimet përfshijnë ndalimin e maicave pa krahë për të dy gjinitë, si dhe ndalimin e minifundeve për femrat që vizitojnë këto raste.

“Ju lutemi të respektoni kodin e veshjes dhe dinjitetin e institucionit. Hyrja me veshje të papërshtatshme nuk do të lejohet”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark