Insajderi
Lajme

Kapet duke lejuar që të kaloi mall 20 mijë euro pa kontroll, suspendohet zyrtari doganor Arton Lushaku

Insajderi
26 June 2026 - 23:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kapet duke lejuar që të kaloi mall 20 mijë euro pa kontroll, suspendohet zyrtari doganor Arton Lushaku
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksion i brendshëm i hetuesve të Doganës së Kosovës ka zbuluar një rast të dyshimtë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare në kufi.

Gazeta Insajderi merr vesh ekskluzivisht nga burimet e veta se zyrtari doganor, Arton Lushaku, është kapur në flagrancë duke lejuar një mjet transporti që të kalojë pikën kufitare pa iu nënshtruar asnjë kontrolli të rregullt.

​Sipas informacioneve që posedon Insajderi, hetuesit doganorë kanë nisur menjëherë verifikimet pas dyshimeve të para dhe kanë zbuluar se vlera e mallit që kaloi ilegalisht përmes kësaj linje kap shifrën e rreth 20 mijë eurove.

Pasi është dokumentuar rasti, hetuesit e Doganës kanë vepruar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Zyrtari doganor, Arton Lushaku, është shoqëruar dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për këtë shkelje të rëndë.

​Megjithatë, pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar dhe ndaj tij procesi penal do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Insajderi mëson se Dogana e Kosovës ka reaguar shpejt në rrafshin administrativ. Gjatë ditës së sotme, menaxhmenti ka marrë vendim zyrtar që Arton Lushaku të suspendohet nga detyra e tij deri në përfundimin e plotë të hetimeve penale dhe disiplinore që po zhvillohen ndaj tij.

OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark