Insajderi
Lajme

“I kanë futur në një dhomë”, grabitje në Prishtinë, tre shtetase të Kolumbisë pretendojnë se u grabitën nën kërcënimin e thikës

Insajderi
27 June 2026 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“I kanë futur në një dhomë”, grabitje në Prishtinë, tre shtetase të Kolumbisë pretendojnë se u grabitën nën kërcënimin e thikës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre shtetase të Kolumbisë kanë raportuar në Polici se janë grabitur nën kërcënimin e thikës në Prishtinë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 të datës 17 qershor në rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa është raportuar më 26 qershor.

Viktimat kanë deklaruar se gjashtë persona të dyshuar i kanë përcjellë deri te banesa e tyre, ku më pas i kanë futur në një dhomë dhe, nën kërcënimin e një thike, u kanë marrë katër telefona mobilë dhe 300 euro.

Pas kryerjes së grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Grabitje” dhe po hetohet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark