Insajderi
Lajme

PAMJE/ Policia ndalon kontrabandën në Kamenicë, sekuestron 656 cigare elektronike

Insajderi
27 June 2026 - 10:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PAMJE/ Policia ndalon kontrabandën në Kamenicë, sekuestron 656 cigare elektronike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në fshatin Novosellë të Kamenicës, ku gjatë kontrollit të një automjeti me targa serbe janë zbuluar dhe sekuestruar 656 cigare elektronike (Vape), të dyshuara se ishin futur në mënyrë të kundërligjshme nga territori i Serbisë, me qëllim shmangien e procedurave doganore dhe futjen e tyre në tregun e Kosovës.

Sipas Policisë, operacioni është zhvilluar më 26.06.2026 nga zyrtarët e Stacionit të Policisë Kufitare Muqivercë, në bashkëpunim me Stacionin Policor në Kamenicë.

Gjatë kontrollit të automjetit, i cili drejtohej nga një shtetas i Serbisë, policia ka gjetur mallin e fshehur në valixhe.

Ndaj personit të dyshuar janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në koordinim me prokurorinë kompetente.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark