Insajderi
Lajme

Zjarri në banesën në Prishtinë: Fëmija 5-vjeçar ka pësuar djegie në pjesën e kokës dhe të fytyrës

Insajderi
27 June 2026 - 19:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zjarri në banesën në Prishtinë: Fëmija 5-vjeçar ka pësuar djegie në pjesën e kokës dhe të fytyrës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një banesë pranë Parkut të Qytetit në Prishtinë, sot u përfshi nga zjarri.

Disa banorë morën ndihmë mjekësore, përfshirë dhe disa zjarrfikës.

Nga Klinika e Kirurgjisë Plastike kanë konfirmuar se është pranuar 5 vjeçar.

Sipas doktorit Korab Berisha, kirurg plastik kujdestar në QKUK, pacienti i pranuar ka pësuar djegie në regjionin e kokës, fytyrës, ekstremitetin e sipërm dhe në të dy gjunjët.

Në momentin e pranimit, gjendja e përgjithshme është stabile hemodinamikisht dhe respiratorikisht.

Ndërkaq, zjarrfikësit që kanë pësuar djegie në regjionin e fytyrës janë vlerësuar dhe janë liruar për trajtim ambulantor në shtëpi, raporton Indeksonline, transmeton Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark