Insajderi
Lajme

Fluks i lartë lëvizjesh, ja sa kosovarë kaluan pikën kufitare të Morinës brenda 12 orëve

Insajderi
27 June 2026 - 20:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fluks i lartë lëvizjesh, ja sa kosovarë kaluan pikën kufitare të Morinës brenda 12 orëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore.

Sipas të dhënave zyrtare, nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, nëpërmjet kësaj pike kufitare, në Shqipëri kanë hyrë 12 mijë e 642 shtetas të huaj dhe 1 mijë e 471 shtetas shqiptarë. I lartë ka qenë edhe numri i mjeteve të transportit, me 119 autobusë që kanë kaluar kufirin gjatë kësaj periudhe.

Në të njëjtën kohë, daljet nga territori shqiptar kanë qenë dukshëm më të pakta. Gjatë 12 orëve të fundit, përmes Morinës kanë dalë vetëm 1 mijë e 887 shtetas.

Pavarësisht fluksit të lartë, në pikën kufitare të Morinës nuk janë krijuar radhë.

Procedurat e kalimit vijojnë normalisht, edhe falë marrëveshjes për lëvizjen e lehtësuar mes Shqipërisë dhe Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark