Insajderi
Lajme

Natasha Kandiq ngre dyshime për një varr masiv në Serbi: Fola me shoferin që transportoi trupat nga Kosova

Insajderi
28 June 2026 - 18:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Natasha Kandiq ngre dyshime për një varr masiv në Serbi: Fola me shoferin që transportoi trupat nga Kosova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka ngritur dyshimet për një varr masiv në Pasuljanske Livade, bazë ushtarake në Serbi.

Kandiq, me anë të një postimi në platformën ‘X’, ka deklaruar se një gjë të tillë e ka dëgjuar nga një person i cili pretendonte se ishte shoferi i kamionit frigoriferik që kishte bartur trupat nga Kosova, shkruan Insajderi.

Kandiq më tej njofton se kjo temë ishte pjesë e diskutimit me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes së Serbisë, Dragan Shutanovaq.

“Varri masiv i mundshëm në Pasuljanske Livade ishte temë e takimit tim me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Dragan Shutanovac, në vitin 2008. E njoftova se kisha biseduar me një person që pretendonte se kishte qenë shoferi i kamionit frigoriferik me të cilin trupat ishin transportuar nga Kosova në bazën ushtarake Pasuljanske Livade”, ka shkruar ajo.

Sipas Kandiqit, ky person ka kërkuar para në këmbim të informacioneve shtesë, por nuk ishte lajmëruar asnjëherë më.

Kandiqi thotë se menjëherë pas kësaj kishte njoftuar atëkohë ministrin Shutanovaq për informacionin që kishte marrë, por as ai nuk i ishte lajmëruar asnjëherë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark