Insajderi
Insporti

Bota e futbollit në zi: Futbollisti argjentinas humb familjen në tërmetin shkatërrues

Insajderi
28 June 2026 - 21:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bota e futbollit në zi: Futbollisti argjentinas humb familjen në tërmetin shkatërrues
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Futbollisti argjentinas Lucas Trejo ka humbur bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e vegjël në tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën në fillim të kësaj jave.

38-vjeçari kishte qenë duke kërkuar dëshpërimisht bashkëshorten e tij, Yanina Maranella, dhe fëmijët e tyre, Aaron dhe Ainhoa, pasi ndërtesa ku ata po qëndronin u shemb gjatë tërmeteve të dyfishta që goditën vendin të mërkurën.

Shifrat zyrtare të fundit tregojnë se numri i viktimave ka arritur rreth 1,430 persona, ndërsa rreth 50,000 të tjerë konsiderohen ende të zhdukur, sipas Kombeve të Bashkuara.

Trejo ndodhej në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas, për një ndeshje kampionale me klubin e tij Deportivo La Guaira kur ndodhën tërmetet.

Raportohet se vëllai dhe babai i tij kanë udhëtuar drejt Playa Grande për të ndihmuar në kërkimet për familjarët e tij.

Mediet në Venezuelë kanë konfirmuar lajmin tragjik të shtunën, kur ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e familjes së tij nga rrënojat.

Vetëm disa orë më parë, Trejo kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me familjen e tij, ndërsa shpresat për gjetjen e tyre gjallë ende ekzistonin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark