Insajderi
Lajme

E rëndë në Morinë, humb jetën polici i Kosovës pasi u godit nga një veturë në vendin e punës

Insajderi
29 June 2026 - 08:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E rëndë në Morinë, humb jetën polici i Kosovës pasi u godit nga një veturë në vendin e punës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pikën Kufitare të Morinës, ku ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, teksa Gashi ndodhej në vendin e tij të punës në Pikën Kufitare në Morinë. Bazuar në informacionet e para, ai kishte dalë për të marrë ajër të pastër, kur u godit nga një veturë, duke pësuar lëndime fatale.

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e punës, në Pikën Kufitare në Morinë, si pasojë e një aksidenti tragjik trafiku, ndërroi jetë kushëriri im, Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas informatave të para, ai kishte dalë për të marrë ajër të pastër kur u godit nga një veturë. Për kohën e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e familjarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark