Insajderi
Lajme

Policia: Nuk u gjet asgjë e dyshimtë në Stacionin e Autobusëve, alarm i rrejshëm

Insajderi
30 June 2026 - 10:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia: Nuk u gjet asgjë e dyshimtë në Stacionin e Autobusëve, alarm i rrejshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Informata për mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është trajtuar nga Policia e Kosovës.


Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë e të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës Informatë shtesë : Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm. Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark