Insajderi
Lajme

30 ditë paraburgim për 6 të pandehurit nga “grupi i Azem Sylës”

Insajderi
28 April 2016 - 18:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prishtinë përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, kanë caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve për 6 të pandehurit e arrestuar dje, pas bastisjeve të kryera nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, në Prishtinë.

Lajmin e ka të bërë të ditur vet Gjykata Themelore nëpërmjet një komunikate për media dhe vendimi është marrë nga dy gjyqtarë të procedurës paraprake të EULEX-it të cilët ia kanë caktuar masën e paraburgimit.

“Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). Të gjitha palët kanë të drejtë ankese”, thuhet në njoftim.

Insajderi gjatë ditës së djeshme ka publikuar, listën e plotë e 51 të dyshuarve të “grupit të Azem Sylës”  , gjithashtu edhe për tokat që janë tregtuar nga ky grup para luftës së dytë botërore kanë qenë prona private kryesisht të serbëve të Kosovës. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark