Katër persona të plagosur nga të shtënat me armë në Podujevë janë duke u trajtuar në QKUK.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka njoftuar mediat se gjendja e tyre është stabile, por e rënduar.
Sipas tij, njëri nga te plagosurit ndodhet në sallën e operimit ndërsa tre të tjerë po marrin tretmanin e duhur mjekësor.
“Dikund para 30 minutave në Qendrën Emergjente janë sjellë katër pacientë më lëndime të rënda nga armë zjarri, disa prej tyre I kanë kryer egzaminimet e nevojshme emergjente. Gjendja e tyre është stabile, por mundem me thënë se është ende e rëndë, njëri prej tyre është dërguar në sallën operative, kurse edhe tre të tjerë janë duke u ekzaminuar dhe trajtuar në Qendrën Emergjente”, ka thënë ai.