Insajderi
Lajme

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës: 3 të përfshirët kanë lidhje familjare

Insajderi
02 July 2026 - 15:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës: 3 të përfshirët kanë lidhje familjare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Basri Shabani, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka dhënë detaje për incidentin me armë zjarri që ndodhi sot në Podujevë, ku mbetën të plagosur katër persona.

Tre prej tyre janë të përfshirë në ngjarje dhe një kalimtar rasti.

“Sot rreth orës 14:00 në Podujevë është marrë informacioni për të shtëna me armë zjarri në shesh.Janë plagosur katër persona, 3 që kanë qenë të përfshirë dhe një kalimtar i rastit fatkeqësisht, por që ka lëndime të lehta”, ka thënë Shaban.

Ai ka thënë se ende s’dihet motivi.

“Për motivin s’dihet ende sigurt, sepse jemi ende në fazë të hershme”, ka shtuar ai.

“Në bazë të incizimeve që kemi nxjerr, tre persona janë lënduar me armë zjarri dh epo lëndohen në QKUK”, ka treguar Shabani.

Ai ka konfirmuar se personat e plagosur kanë lidhje familjare mes veti dhe ka thënë se motivi mund të rrjedh nga kjo por ende s’dihet saktësisht.

“Po kanë lidhje familjare dhe kjo mund të jetë motivi, por ende s’mund të themi saktësisht asgjë”, ka shtuar ai.

Ai ka folur edhe për zyrtarin policor i cili ka qëne më rroba civile, duke thënë se falë ndërhyrjes së tij është parandaluar edhe ndonjë lëndim apo plagosje tjetër.

“Zyrtari policor ka qenë me rroba civile, është polic i Podujevës, ka intervenu dhe fatmirsësisht ka ndiku që të prandalohet ndonjë lëndim apo plagosje tjetër”, ka thënë Shabani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark