Insajderi
Sport

Messi pasi lojtarët e Kepit të Gjelbër i kërkuan foto: E duan edhe fanellën, por në fushë më godisnin

Insajderi
04 July 2026 - 15:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Messi pasi lojtarët e Kepit të Gjelbër i kërkuan foto: E duan edhe fanellën, por në fushë më godisnin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lionel Messi ka dhënë një deklaratë qesharake pas fitores ndaj Kepit të Gjelbër, duke thënë se lojtarët e tyre i kërkuan fanellën, por gjatë ndeshjes s’u ndalën duke e goditur.

Argjentinasi shënoi në fitoren e vështirë 3-2, ndeshje që shkoi në vazhdime, por në fund Argjentina arriti të sigurojë me mund avancimin për në fazën tjetër.

Pas ndeshjes, derisa po jepte nënshkrime për tifozët, lojtarët e Kepit të Gjelbër iu afruan me radhë për të bërë fotografi.

Gjatë atij momenti, Messi i tha një gazetari se “Po ma kërkojnë edhe fanellën, por gjatë lojës s’u ndalën duke me goditur”.

Pas kësaj, ai filloi të qeshte duke e lënë të kuptohet se i kupton plotësisht, kurse edhe lavdëroi paraqitjen e Kepit të Gjelbër, sidomos portierit Vozinha.

Përndryshe, Argjentina në raundin e 16-të do të përballet me Egjiptin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark