Insajderi
Lajme

Dogana zbulon mbi 7 mijë produkte farmaceutike të fshehura në një autobus që po hynte në Kosovë

Insajderi
04 July 2026 - 16:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dogana zbulon mbi 7 mijë produkte farmaceutike të fshehura në një autobus që po hynte në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinjë.

Sipas njoftimit, produktet u zbuluan gjatë kontrolleve të rregullta doganore, pasi zyrtarët ndaluan për inspektim një autobus të linjës së rregullt ndërkombëtare.

Gjatë kontrollit, autoritetet konstatuan se në automjet transportoheshin mbi 7 mijë produkte farmaceutike që nuk ishin deklaruar në përputhje me procedurat doganore.

Sipas Doganës, nga kontrolli janë evidentuar gjithsej 7,168 produkte farmaceutike, prej të cilave 7,100 ishin në formë kapsulash, ndërsa 68 produkte ishin në forma të tjera farmaceutike, përfshirë shurupe, sprej dhe xhel.

“Meqenëse asnjëri nga pasagjerët nuk e ka pranuar pronësinë mbi bagazhin, në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 08/L-247 – Kodi Doganor dhe i Akcizave, procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj kompanisë transportuese, si subjekt përgjegjës për transportin e mallrave dhe bagazheve në rastet kur nuk identifikohet pronari i tyre. Mallrat e padeklaruara janë ndaluar dhe janë ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale sipas kompetencave të Doganës së Kosovës”, njofton Dogana.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark