Insajderi
Show

Protesta e dhunshme para Parlamentit në Shqipëri, ish-banori i Big Brother tërhiqet nga Policia

Insajderi
04 July 2026 - 22:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Protesta e dhunshme para Parlamentit në Shqipëri, ish-banori i Big Brother tërhiqet nga Policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Marius Dervishi, që është efektiv i Policisë ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se do të dorëzojë kërkesën për dorëheqje nga detyra.

Në reagimin e tij, ai thekson se vendimi nuk lidhet me mungesën e dëshirës për profesionin, por me atë që ai e cilëson si klimë të rënduar ndaj punonjësve të Policisë.

Sipas tij, efektivët shpesh paragjykohen dhe trajtohen njësoj në sytë e opinionit publik dhe mediave, pavarësisht punës së tyre individuale.

Ai shprehet se ka zgjedhur gjithmonë të jetë një efektiv i denjë, por shton se “mllefi dhe urrejtja” që, sipas tij, i drejtohen Policisë e kanë shtyrë drejt këtij vendimi.

Në fund të deklaratës së tij, Dervishi ka përcjellë edhe një mesazh të fortë:

“Çfarë nuk e sheh syri i kamerës, e sheh Zoti lart.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark