Botërori 2026 po dominohet edhe një herë nga Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.
Goli i realizuar nga sulmuesi francez me penallti ndaj Paraguait e ka çuar atë në kuotën e shtatë golave në këtë edicion, duke barazuar Messin në krye të listës së golashënuesve.
Ky rivalitet po hyn edhe në historinë e Kupës së Botës, përcjell “Gazeta Express”.
Vetëm për herë të tretë në historinë e turneut ndodh që dy futbollistë të arrijnë nga shtatë ose më shumë gola në të njëjtin Botëror.
Më parë kjo kishte ndodhur në vitin 1970, kur Gerd Müller dhe Jairzinho zhvilluan një garë të jashtëzakonshme për golashënuesin më të mirë, ndërsa hera e dytë ishte në Botërorin e Katarit në vitin 2022, kur protagonistë ishin pikërisht Mbappe dhe Messi.
Katër vjet më vonë, historia po përsëritet. Dy yjet e futbollit botëror janë sërish në krye të renditjes së golashënuesve dhe pritet ta vazhdojnë duelin e tyre deri në fund të turneut, në garën për “Këpucën e Artë” dhe për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror.