Insajderi
Lajme

Bahtiri me pretendim të rëndë: Kur është interesi amerikan, ata janë në gjendje edhe kryetarin e shtetit me e likuidu, e lëre më një kryeministër

Insajderi
07 July 2026 - 13:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bahtiri me pretendim të rëndë: Kur është interesi amerikan, ata janë në gjendje edhe kryetarin e shtetit me e likuidu, e lëre më një kryeministër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka bërë një deklaratë skandaloze gjatë një interviste në DTV, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në gjendje të likuidojnë liderë politikë nëse ata dalin kundër interesave amerikane.

Duke diskutuar mbi raportet e Kryeministrit Albin Kurti me ShBA-në, Bahtiri ka insistuar se asnjë udhëheqës nuk mund të qëndrojë në pushtet duke pasur qëndrime anti-amerikane.

Sipas tij, Uashingtoni zyrtar nuk heziton të ndërmarrë masa ekstreme kur preken interesat e tij strategjike.

“Qysh mendoni ju, që me kanë dikush kundër Amerikës edhe mundet me kanë në qeveri? Asnjëherë. Kurrë. Asnjëherë. Ata janë në gjendje, kur është interesi amerikan edhe Kryetarin e shtetit me e likuidu. Siç edhe ka ndodh, ju e dini. E le më një Kryeministër…” – ka deklaruar Bahtiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark