Insajderi
Lajme

Dëmtohet Kompleksi Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit”, AMMKM kërkon hetim nga Policia

Insajderi
08 July 2026 - 18:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dëmtohet Kompleksi Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit”, AMMKM kërkon hetim nga Policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) ka kërkuar zyrtarisht nisjen e hetimeve nga Policia e Kosovës, pas dëmtimeve të evidentuara në Kompleksin Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit” në Orllan të Podujevës.

Sipas njoftimit të Agjencisë, Drejtori Ekzekutiv, më 6 korrik 2026, ka paraqitur kërkesë për inicimin e hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë dhe në Stacionin Policor në Podujevë.

AMMKM bën të ditur se kërkesa është bazuar në nenin 354 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili parasheh se dëmtimi, shkatërrimi ose cenimi i monumenteve dhe objekteve të mbrojtura kulturore, historike dhe fetare përbën vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit në fuqi.

Agjencia rikujton se Kompleksi Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit” është nën menaxhimin e saj në bazë të kontratës publike kornizë nr. 207-AMMKM-25-6581-2-1-1/C86 për mirëmbajtjen e kompleksit, e cila ka hyrë në fuqi më 28 gusht 2025 dhe është e vlefshme deri më 28 gusht 2028.

Po ashtu, AMMKM njofton se është duke zbatuar projektin “Intervenime Emergjente në Komplekse dhe Memoriale, Varreza të Dëshmorëve dhe Martirëve – Kosovë – Intervenime Emergjente në KM ‘Kulla e Zahir Pajazitit’, Orllan – Podujevë”, sipas kontratës nr. 207/27900-25-9937-5-2-1/C97, me synim ruajtjen dhe përmirësimin e gjendjes së kompleksit memorial.

Sipas Agjencisë, në kuadër të këtij projekti dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente, do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për sanimin e dëmtimeve, në përputhje me procedurat ligjore dhe administrative.

AMMKM ka bërë të ditur se opinioni publik do të njoftohet për çdo zhvillim të mëtejmë pasi të pranohet raporti zyrtar nga organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse, të cilat janë duke zhvilluar veprimet e nevojshme për mbrojtjen e monumenteve dhe vlerave të Luftës Çlirimtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark