Insajderi
Lajme

I dënuari për fshehje të pasurisë zëvendëson Azem Sylën në Kuvend

Insajderi
28 April 2016 - 19:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ai do të jetë Shukri Buja, i cili vetëm para disa muajsh u dënua nga për fshehje të pasurisë.

Buja u dënua me 4 muaj burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë pasi prokuroria e ka akuzoi atë për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, mandati i deputeti duhet të kalojë te Shukri Buja, i cili ka garuar me numrin 80 dhe ka marrë 8,224 vota

Buja ka qenë komandant i Zonës Operative të Nerodimës gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e pas luftës ai ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark