Insajderi
Lajme

Kërcënoi me mesazh një zyrtar policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Insajderi
10 July 2026 - 10:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërcënoi me mesazh një zyrtar policor, arrestohet i dyshuari në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor duke i dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese në telefon.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 9 korrikut 2026, rreth orës 20:11. Hetimet e para kanë ngritur dyshimet se kanosja lidhet me një rast penal që ishte duke u hetuar nga zyrtari policor.

“Prizren, 09.07.2026 – 20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ai i kishte dërguar një mesazh në telefon me përmbajtje kërcënuese viktimës mashkull kosovar (zyrtar policor). Gjatë hetimit fillestar dyshohet se kanosja ndërlidhet me një rast penal që e ka hetuar zyrtari policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark