Insajderi
Lajme

Nis seanca për vrasjen e trefishtë që tronditi Gllogjanin

Insajderi
10 July 2026 - 14:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nis seanca për vrasjen e trefishtë që tronditi Gllogjanin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të shpallet aktgjykimi për një nga rastet më të rënda kriminale që ka tronditur opinionin publik në Kosovë – vrasjen e trefishtë në fshatin Gllogjan të Deçanit, të ndodhur më 26 nëntor 2021.

Në sallën e gjyqit tashmë janë sjellë të akuzuarit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ndërsa të pranishëm u panë edhe familjarët.

Në sulmin e armatosur ndaj një autobusi që transportonte nxënës, patën humbur jetën shoferi i mjetit, si dhe dy nxënësit 17-vjeçarë, ndërsa një pasagjer tjetër kishte mbetur i plagosur.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, sulmi dyshohet se u krye për motive hakmarrjeje në bashkëpunim mes të akuzuarve. Cak i sulmit kishte qenë shoferi i autobusit, pasi familja Mehmetaj e fajësonte atë për vetëvrasjen e vajzës së tyre, Heroina Mehmetaj.

Organet e akuzës kanë përshkruar se si të akuzuarit kishin studiuar terrenin me kujdes dhe i kishin zënë pritë autobusit, duke shtënë me armë zjarri të llojit AK-47.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark