Insajderi
Lajme

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Mund të kryejnë vepra penale ndaj atyre që dëshmuan

Insajderi
10 July 2026 - 14:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Mund të kryejnë vepra penale ndaj atyre që dëshmuan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle, ka folur sot për mbajtjen në paraburgim të katërshes së UÇK’së.

Ai ka thënë se gjyqtarët për çdo dy muaj kanë bërë vlerësimet e tyre rreth asaj nëse ka nevojë për mbajtje në paraburgim.

Doyle ka thënë se fakti që asnjëri s’është liruar ka të bëjë “me rrezikun që ata të kryejnë vepra penale të tjera, sidomos ndaj atyre që kanë dëshmuar në proces ndaj tyre”.

“Çdo dy muaj, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi etj. shqyrton nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe proporcional për të pandehurit gjatë gjykimit të tyre. Deri më tani, ata gjithmonë kanë arritur në përfundimin se ekziston rreziku që z. Thaçi dhe të bashkëpandehurit e tij të kryejnë vepra të mëtejshme penale, veçanërisht kundër personave që dëshmuan në gjykimin e tyre”, ka deklaruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark