Jorge Jesus është trajneri i ri i kombëtares së Portugalisë.
Federata Portugeze e Futbollit njoftoi zyrtarisht të premten emërimin e trajnerit 71-vjeçar, i cili ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare.
Trajneri me përvojë zëvendëson Roberto Martínezin në krye të kombëtares dhe do të ketë si objektiva kryesorë mbrojtjen e titullit të Ligës së Kombeve, të fituar në vitin 2025, si dhe drejtimin e Portugalisë në EURO 2028 dhe Kupën e Botës 2030, turne që do të organizohet nga Portugalia, Spanja dhe Maroku.
Sfida e parë e madhe do të jetë mbrojtja e trofeut të Ligës së Kombeve.
Portugalia ndodhet në një grup me Uellsin, Norvegjinë dhe Danimarkën.
Në moshën 71-vjeçare, Jorge Jesus do të drejtojë për herë të parë një kombëtare.
Me një karrierë të gjatë si trajner, që nisi në vitin 1989 tek Amora, ai i kaloi katër vitet e fundit jashtë Portugalisë, fillimisht te Fenerbahçe, më pas tek Al-Hilal dhe Al-Nassr në Arabinë Saudite, ku fitoi dy tituj kampion radhazi.
Ai pati gjithashtu një periudhë shumë të suksesshme te Flamengo, duke e udhëhequr klubin drejt fitimit të kampionatit brazilian, Copa Libertadores, Superkupës së Amerikës së Jugut dhe Superkupës së Brazilit gjatë viteve 2019-2020.
Në Portugali, ai u dallua fillimisht si trajner i Braga, me të cilën fitoi Kupën Intertoto, sukses që tërhoqi vëmendjen e Benficas.
Gjatë periudhave te Benfica, nga viti 2009 deri më 2015 dhe më pas nga 2020 deri më 2022, ai fitoi tre tituj kampion.
Në vitin 2015, ai bëri edhe kalimin e diskutueshëm te Sportingu, ku qëndroi për tre sezone dhe fitoi Superkupën e Portugalisë dhe Kupën e Ligës.
Portugalia mbeti pa selektor, pasi Roberto Martinez u largua nga pozita e tij, pas dëshimit në Kupën e Botës të këtij viti.
Portugezët u eliminuan në 1/8 e finales nga Spanja, pasi u mposhtën 1-0./GazetaExpress/
Vrasja në Zllakuqan – Prokuroria thotë se u vërtetua se i akuzuari kreu veprat penale për të cilat akuzohet, mbrojtja thotë se ka qenë vetëmbrojtje
Read more