Youri Tielemans është vetëm një hap larg zyrtarizimit si futbollisti më i ri i Manchester Unitedit.
Mesfushori belg ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe gjatë ditës së sotme pritet ta nënshkruajë kontratën me klubin nga “Old Trafford”.
Marrëveshja mes palëve do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2031, duke e lidhur 29-vjeçarin me Manchester Unitedin për pesë sezonet e ardhshme.
“Djajtë e Kuq” kanë bërë përparim të madh në ditët e fundit në negociatat me Aston Villën, ndërsa raportimet nga Anglia bëjnë të ditur se klubi nga Mançesteri ka aktivizuar klauzolën e lirimit të mesfushorit, me vlerë rreth 35 milionë funte.
Transferimi tashmë konsiderohet i mbyllur dhe gjithçka që mbetet është komunikata zyrtare e Manchester Unitedit për ta konfirmuar afrimin e belgut.
Tielemans pritet të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm për repartin e mesfushës, falë përvojës së tij të pasur në Premier League, aftësisë për të organizuar lojën, për të krijuar raste shënimi dhe për të goditur me rrezik nga distanca.
🚨🇧🇪 Youri Tielemans has completed his medical and signs today at Man United.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 14, 2026
Understand the agreement will be valid until June 2031, five years.
Done and sealed. pic.twitter.com/BUanIRheKv