Insajderi
Lajme

Plagosja në Pejë, ky dyshohet të ketë qenë motivi

Insajderi
14 July 2026 - 21:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plagosja në Pejë, ky dyshohet të ketë qenë motivi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Butrint Krasniqi, i cili gjendet në ndalim që nga data 13 korrik.

Ai dyshohet për veprat penale „Vrasje e mbetur në tentativë“ ndaj viktimës Suad Kelmendit dhe „Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, shkruan Insajderi.

Gazeta Insajderi ka marrë vesh se motivi i konfliktit dyshohet të ketë qenë çështja e parkingut.

Nesër pritet të mbahet seanca nga ora 10:00 për kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria ndër të tjera e ka arsyetuar kërkesën duke thënë se parashihet rreziku i arratisjes, ndikimi në dëshmitarë e rreziku i përsëritjes së veprës penale. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark