Insajderi
Lajme

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Pejë, Insajderi sjell emrin

Insajderi
14 July 2026 - 08:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Pejë, Insajderi sjell emrin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person dyshohet se është plagosur mbrëmë me armë zjarri në Pejë.

Sot në mëngjes rreth orës 02:00 është arrestuar i dyshuari për këtë rast. Insajderi merr vesh që personi i arrestuar është Butrint Krasniqi i lindur në gusht 1997.

Ndërsa viktima është Suad Kelmendit, 46-vjeç.

Kelmendi mori plagë të rënda në gjoks dhe në këmbën e majtë dhe aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha mbërmë se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë dy prokurorë.

“Dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes, së bashku me të gjitha njësitë relevante. Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Pejë. Si pasojë e të shtënave, një person është plagosur”, tha Nikçi..

Ndërkohë, në mediat lokale është publikuar foto nga vendi i ngjarjes dhe raportohet se incidenti ka ndodhur në lagjen e ‘Milet Bahçe’ në Pejë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark