Insajderi
Lajme

20 raste të reja në Han të Elezit, drejtoresha e Shëndetësisë sqaron: Jo të gjitha janë të dyshuara për helmim

Insajderi
15 July 2026 - 18:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
20 raste të reja në Han të Elezit, drejtoresha e Shëndetësisë sqaron: Jo të gjitha janë të dyshuara për helmim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Han të Elezit, Kimete Kuka, ka bërë të ditur se situata në komunë është aktualisht e qetë, ndërsa ka sqaruar se jo të gjitha rastet e reja të paraqitura lidhen me dyshime për helmim.

Në një deklaratë në emisionin FIVE, Kuka tha se gjatë periudhës së fundit janë regjistruar rreth 20 raste të reja, por theksoi se një pjesë e tyre mund të jenë pasojë e viruseve sezonale të shkaktuara nga temperaturat e larta.

“Rastet e reja që i kemi pasur kanë qenë 20 raste, por jo të gjitha të dyshuara për helmim. Ka raste edhe me viruse sezonale prej temperaturave të larta, por diagnoza është e njëjtë, A09, ku përfshihen edhe dyshimet për raste të helmimit”, ka deklaruar Kuka.

Ajo ritheksoi se gjendja në Han të Elezit mbetet e qetë, ndërsa autoritetet shëndetësore po vazhdojnë ta monitorojnë situatën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark