Insajderi
Lajme

Gërvalla ngre kallëzim penal ndaj ministres serbe, Snezhana Paunoviq

Insajderi
16 July 2026 - 15:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gërvalla ngre kallëzim penal ndaj ministres serbe, Snezhana Paunoviq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ka deponuar kallëzim penal te Kryeprokurori i Shtetit ndaj ministres serbe, Snezhana Paunoviq, për deklaratat e saj lidhur me “spastrimin etnik” në Kosovë.

Përmes një reagimi publik, Gërvalla theksoi se Republika e Kosovës nuk do të heshtë dhe nuk do të përkulet kurrë përballë gjuhës së urrejtjes, thirrjeve për përçarje dhe nxitjes së mosdurimit.

“Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes, thirrjes e nxitjes për përçarje dhe mosdurimit. Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrativave që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike si dhe nxitjen e urrejtjes”, shkroi Gërvalla.

Ajo shtoi se deklaratat publike që synojnë të justifikojnë spastrimin etnik dhe dëbimin e një populli nuk mund të trajtohen si retorikë e zakonshme politike.

“Sipas saj, ato mbajnë pasoja të rënda historike, juridike e njerëzore.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark