Insajderi
Lajme

Sherr për biznesin mes dy vëllezërve në Prizren – arrestohet 34-vjeçari, i gjenden armë dhe municion

Insajderi
16 July 2026 - 16:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sherr për biznesin mes dy vëllezërve në Prizren –  arrestohet 34-vjeçari, i gjenden armë dhe municion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:30, në nënstacionin policor në Reçan, Prizren, është paraqitur një ankues i cili ka raportuar se vëllai i tij, si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me bizneset e tyre, e kishte kanosur

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, hetuesit nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor të Prizrenit, me urdhër të prokurorit, kanë zhvilluar kontrolle në dy vendbanimet e të dyshuarit: një banesë në Ferizaj dhe një shtëpi në fshatin Koshare të Ferizajit.

Gjatë kontrollit, ndër të tjera, janë konfiskuar edhe këto sende:

  • 1 pushkë gjuetie
  • 31 fishekë të pushkës së gjuetisë
  • 1 karikator i zbrazur i pushkës së gjuetisë
  • 1 pushkë ajrore e dëmtuar, pa shënime identifikuese

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti për veprat penale:

  • “Kanosja”
  • “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

I dyshuari B. SH. rreth 34 vjeçar është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit kujdestar


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark