Insajderi
Lajme

Aksion në Skenderaj: Policia sekuestron armë zjarri, tetë thika dhe shufra metalike, të dyshuarit shoqërohen në stacion

Insajderi
17 July 2026 - 09:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksion në Skenderaj: Policia sekuestron armë zjarri, tetë thika dhe shufra metalike, të dyshuarit shoqërohen në stacion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, përkatësisht Rajoni i Mitrovicës së Jugut, ka sekuestruar armë, mjete të ftohta dhe pajisje të tjera të kundërligjshme gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Skenderajt.

Sipas njoftimit të policisë, aksioni është realizuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh), me mbështetjen e njësive të tjera policore, në kuadër të aktiviteteve për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e masave parandaluese gjatë sezonit veror.

Gjatë kontrolleve të automjeteve në trafikun rrugor dhe të personave të dyshuar, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, tetë thika, një radiolidhje, një maskë, tri shufra metalike, si dhe gjësende të tjera për të cilat dyshohet se janë përdorur ose kanë qenë të destinuara për kryerjen e veprave penale.

Në lidhje me rastet, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar. Ndaj tyre janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale në koordinim me prokurorët kompetentë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kontrollet dhe aktivitetet operative do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e veprimtarive kriminale, ruajtjen e rendit publik dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark