Insajderi
Lajme

Shqipëria nën valën ekstreme të të nxehtit, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Insajderi
17 July 2026 - 11:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shqipëria nën valën ekstreme të të nxehtit, temperaturat shkojnë deri në 42°C
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shqipëria do të përjetojë sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në disa zona të vendit pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celsius.

Sipas meteorologes së A2 CNN, Tanja Porja, mëngjesi ka nisur me temperatura më të larta krahasuar me një ditë më parë, duke shënuar një rritje prej rreth dy gradësh.

“Në zonat malore temperaturat e mëngjesit variojnë nga 20 deri në 22 gradë, ndërsa në gjysmën perëndimore të vendit ato janë dukshëm më të larta. Berati e ka nisur ditën me 29-30 gradë, një vlerë shumë e lartë për orët e para të mëngjesit”, ka deklaruar Porja.

Sipas saj, gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave fillimisht në veri dhe verilindje, të cilat më pas do të shtrihen edhe në zonat qendrore dhe juglindore të vendit, por pa ndikuar ndjeshëm në uljen e temperaturave.

“Temperaturat maksimale do të regjistrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Shkodra pritet të kalojë 39 gradët, Kopliku do të shkojë mbi 41 gradë, ndërsa Lezha, Durrësi dhe Velipoja do të arrijnë rreth 39 gradë”, tha meteorologia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark