Insajderi
Lajme

Bajrami ngre alarmin për deponinë në Sferkë: Mijëra banorë s’guxojnë të dalin e as të hapin dritaret, ku është shteti?

Insajderi
18 July 2026 - 22:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bajrami ngre alarmin për deponinë në Sferkë: Mijëra banorë s’guxojnë të dalin e as të hapin dritaret, ku është shteti?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e zgjedhur, Hykmete Bajrami, ka reaguar sërish për gjendjen e deponisë në fshatin e Sferkë të Klinës nga ku publikoi video duke u djegur mbeturinat.

“Sonte në ora 21:21 minuta, erdha te vendi, te deponia të shoh masat që ka ndërmarrë ministria. Gjendja në video. Ku është shteti? A e dini se mijëra banorë të kësaj anë që katër ditë s’guxojnë të dalin jashtë as t’i hapin dritaret nga tymi toksik i deponisë”.

Bajrami ka kërkuar të veprohet menjëherë.

“S’ka kohë për arsyetime, të shuhet zjarri dhe të mbyllet deponia. Stop kësaj katastrofe ekologjike”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark