Insajderi
Lajme

Asamblisti i PDK’së ngre dyshime për keqpërdorime në ndarjen e bursave në Fushë Kosovë nga pushteti i Prebrezës

Insajderi
20 July 2026 - 15:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Asamblisti i PDK’së ngre dyshime për keqpërdorime në ndarjen e bursave në Fushë Kosovë nga pushteti i Prebrezës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës, Valon Murseli, ka ngritur pretendime për mungesë transparence në procesin e ndarjes së bursave studentore nga Komuna e Fushë Kosovës.

Sipas Murselit, lista e përfituesve është publikuar vetëm në format Excel dhe, sipas tij, nuk përmban elementet e një njoftimi zyrtar, si numrin e protokollit, emrat e anëtarëve të komisionit vlerësues dhe nënshkrimet e tyre, shkruan Insajderi.

“Nga një njoftim në Excel i Komunës së Fushë-Kosovës, që nuk përmban asnjë element të një njoftimi zyrtar, as numër të protokollit, as emrat e anëtarëve të komisionit vlerësues dhe as nënshkrimet e tyre, shihet qartë mungesa e transparencës në këtë proces”, ka thënë Murseli në postimin e tij në ‘Facebook’.

Ai ka pretenduar gjithashtu se nuk janë publikuar pikët e studentëve përfitues dhe as lista e studentëve jopërfitues me pikët përkatëse, duke shtuar se kjo, sipas tij, ngre dyshime mbi mënyrën e përzgjedhjes së përfituesve.

“Kjo mënyrë e publikimit të rezultateve shpërfaq mungesë serioze të transparencës dhe ngre dyshime të bazuara mbi mënyrën e përzgjedhjes dhe shpalljes së studentëve përfitues të bursave”, ka deklaruar ai.

Murseli ka bërë të ditur se do t’i kërkojë Auditorit të Brendshëm të Komunës së Fushë Kosovës ta shqyrtojë të gjithë procesin dhe, nëse konstatohen parregullsi, t’i përcjellë rekomandimet tek organet e drejtësisë.

Po ashtu, ai u ka bërë thirrje studentëve që mendojnë se janë dëmtuar në këtë proces ta kontaktojnë, duke kërkuar që procesi, sipas pretendimeve të tij, të kthehet në pikën zero dhe bursat të ndahen sipas kritereve të thirrjes publike. /Insaderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark