Insajderi
Lajme

Çka fshihet në Malin Pickaxe, objekti sekret iranian për të cilin Trump thotë se SHBA-ja do ta sulmojë “shumë shpejt”?

Insajderi
22 July 2026 - 10:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çka fshihet në Malin Pickaxe, objekti sekret iranian për të cilin Trump thotë se SHBA-ja do ta sulmojë “shumë shpejt”?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të pretendojë se SHBA-ja do të sulmojë Malin Pickaxe, duke e kthyer vëmendjen te objekti i dyshuar bërthamor nëntokësor, ku Izraeli beson se Teherani ka ruajtur një pjesë të rezervave të tij të uraniumit të pasuruar dhe centrifugat e avancuara për pasurimin e uraniumit.

Ja çfarë dihet për Malin Pickaxe:

Çfarë është?

Mali Pickaxe është një objekt shumë i fortifikuar, i ndërtuar thellë nën tokë në pjesën qendrore të vendit, rreth 1.6 kilometra në jug të objektit të pasurimit të uraniumit në Natanz, i cili më parë është bombarduar nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Ndërtimi i objektit filloi në vitin 2020. Në atë kohë, Irani ia deklaroi objektin Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) të OKB-së si një qendër të ardhshme për montimin e centrifugave që përdoren për prodhimin e karburantit bërthamor. Besohet se objekti ende nuk është funksional dhe se punimet vazhdojnë.

A ndodhet uranium i pasuruar aty?

Shërbimet izraelite të inteligjencës besojnë se Irani zhvendosi një pjesë të rezervave të uraniumit të pasuruar në Malin Pickaxe pas sulmeve të qershorit të kaluar, tha për CNN një burim izraelit i njohur me çështjen.

Megjithatë, Trump të martën duket se minimizoi raportimet izraelite, duke thënë: “Nuk kemi të dhëna që e konfirmojnë këtë.”

A mund të sulmohet?

Analistët kanë mendime të ndryshme. Ndërsa një operacion tokësor do të ishte shumë i ndërlikuar, një raport i Instituti për Shkencën dhe Sigurinë Ndërkombëtare thekson disa mënyra të mundshme për ta sulmuar objektin, përfshirë shfrytëzimin e sistemit të ventilimit, ngrohjes dhe ftohjes, dërgesave, furnizimit me energji elektrike dhe personelit që punon aty.

Megjithatë, sulmet mund të mos kenë efektin e dëshiruar, pasi pjesa kryesore e objektit ka shumë gjasa të jetë e ndërtuar thellë nën tokë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark