Insajderi
Lajme

Rrënimi i shtëpive te Ujmani – Ambasada britanike shpreh shqetësim, kërkon procese të drejta e transparente

Insajderi
22 July 2026 - 16:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrënimi i shtëpive te Ujmani – Ambasada britanike shpreh shqetësim, kërkon procese të drejta e transparente
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit duke bërë të ditur se po i monitoron nga afër zhvillimet.

Përmes një deklarate, ambasada thekson se respektimi i sundimit të ligjit kërkon procese të drejta dhe transparente, ku personat e prekur të kenë mundësinë t’i ushtrojnë të drejtat e tyre, transmeton lajmi.net.

“Jemi veçanërisht të shqetësuar nga raportimet se veprimet për zbatimin e ligjit kanë vazhduar ndërkohë që procedurat ligjore ende janë në zhvillim”, thuhet në reagim.

Ambasada britanike thekson se ligji duhet të zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe të paanshme në të gjithë Kosovën.

Ajo u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen me komunitetet e prekura, t’i trajtojnë shqetësimet e tyre në mënyrë transparente dhe të shmangin veprime të mëtejshme që mund të minojnë besimin e publikut dhe besimin ndërmjet komuniteteve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark