Boksieri kosovar Viktor Cakiqi ka shprehur publikisht mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë nga Mishtore Meli, duke theksuar se kjo kompani i ka qëndruar pranë gjatë gjithë rrugëtimit të tij drejt suksesit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cakiqi shkroi:
“Jam krenar e falënderues që ju kom ngat vetes. @mishtoremeli, ju falënderoj prej zemre shumë për besën, përkrahjen e respektin.”
Ky mesazh vjen pas një tjetër arritjeje të madhe në karrierën e boksierit, duke dëshmuar se përkrahja e partnerëve besnikë ka qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të tij sportiv.
Viktor Cakiqi ka fituar titullin e parë ndërkombëtar në karrierën e tij, pas një fitoreje të rëndësishme kundër Florent Dervisit në Ludwigsburg të Gjermanisë. Boksieri nga Llapi dominoi ndeshjen dhe u shpall fitues i titullit WBA Continental Europe, duke ruajtur rekordin e tij të pamposhtur me 16 fitore radhazi.