Analisti Blerim Latifi ka deklaruar se, nëse vendi vazhdon të qeveriset pa krijimin e institucioneve të reja, Kosova rrezikon të mos merret seriozisht në arenën ndërkombëtare.
Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Latifi tha se situata politike është zvarritur prej një kohe të gjatë dhe se vendi vazhdon të jetë pa institucione legjitime.
“Nuk ka me na marrë kërkush seriozisht, nëse vazhdojmë kështu”, u shpreh ai.
Latifi shtoi se, sipas tij, vendi është në fushatë që nga shtatori i vitit 2024 dhe se për afro dy vjet nuk ka arritur t’i krijojë institucionet legjitime.
“Prej shtatorit 2024 jemi në fushatë, që dy vjet nuk jemi në gjendje me kriju institucione legjitime”, tha Latifi.