Insajderi
Lajme

BE-ja u bën thirrje partive politike të përmbahen nga presioni mbi KGJK-në për gjyqtarët serbë

Insajderi
23 July 2026 - 21:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
BE-ja u bën thirrje partive politike të përmbahen nga presioni mbi KGJK-në për gjyqtarët serbë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike që të përmbahen nga ushtrimi i presionit ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe anëtarëve të tij në vendimmarrje lidhur me shqyrtimin e kërkesave për tërheqjen e dorëheqjeve nga gjyqtarët serbë. 

Reagimi i BE-së vjen pas postimeve të disa deputetëve të partisë në pushtet lidhur me KGJK-në. KGJK-ja të premten shqyrton tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë në veri. Gjyqtarët kishin dorëzuar dorëheqjet në vitin 2022. 

“BE-ja në Kosovë i bën thirrje gjitha partive politike të përmbahen nga ushtrimi i presionit mbi Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe anëtarët e tij në vendimmarrjen e tyre. Një gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është themelor për sundimin e ligjit në BE dhe në Kosovë”, thuhet në reagimin e BE-së. 

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, në një postim në Facebook ka shkruar se “ka dyshime se 5 anëtarë shqiptarë të KGJK-së po synojnë t’i kthejnë në punë gjyqtarët e Vuçiqit”. 

“Gjyqtarët serbë kishin dhënë dorëheqjen me urdhrin e Vuçiqit.  Tash të njëjtit – prapë me urdhër të Vuçiqit – po kërkojnë të kthehen në detyrë pa asnjë procedurë! Ka dyshime se 5 anëtarë shqiptarë në KGJK po synojnë t’i kthejnë në punë këta gjyqtarët e Vuçiqit, edhe pse është komplet e kundërligjshme. E kanë obligim ligjor e moral që dorëheqjet të procedohen sa më shpejtë te Presidentja”, ka shkruar ajo. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark