Insajderi
Lajme

Policia dëgjoi të shtëna në Bogë të Pejës, pasi i ndali të dyshuarit ata tentuan ta gjuajnë armën

Insajderi
25 July 2026 - 12:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia dëgjoi të shtëna në Bogë të Pejës, pasi i ndali të dyshuarit ata tentuan ta gjuajnë armën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës njoftoj për një rast të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm në Bogë të Pejës.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 15:25.

“Njësiti policor gjatë patrullimit ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Policia ka ndaluar automjetin ku kishin qenë dy persona meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit të hapësirës ku ishte automjeti në pyll, policia ka gjetur një pistoletë me 3 copë fishekë të cilën armë e kishte gjuajtur njëri nga të dyshuarit pasi kishte vërejt policinë”, thuhet në raport.

Gjithashtu në vendin ku kishin gjuajtur të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe tri gëzhoja të fishekëve.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark