Insajderi
Lajme

Gruaja gjendet pa shenja jete në Rahovec, policia jep detaje

Insajderi
27 July 2026 - 11:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gruaja gjendet pa shenja jete në Rahovec, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua është gjetur pa shenja jete në Rahovec, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të publikuar të hënën.

Sipas policisë, viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj, shkruan Insajderi.

Bazuar në deklarimin e një dëshmitari, viktima është gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ka bërë të ditur policia. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark