Insajderi
Lajme

Aksident tragjik në Istog, motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamion

Insajderi
27 July 2026 - 13:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident tragjik në Istog, motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Veriq të Istogut.

Siç ka bërë të ditur Policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe në të janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i autoambulancës, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan deri te aksidenti fatal.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, njoftoi se në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ambulanca, teksa vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku kujdestar. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark