Insajderi
Lajme

Pas nëntë muajsh kërkim, gjinden mbetjet mortore të një personi të zhdukur në Malishevë

Insajderi
27 July 2026 - 14:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas nëntë muajsh kërkim, gjinden mbetjet mortore të një personi të zhdukur në Malishevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë identifikuar mbetjet mortore të personit H.S., i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 5 tetori i vitit të kaluar.

Sipas njoftimit, më 23 korrik 2026, në një zonë malore pranë fshatit Shkozë në Malishevë, janë gjetur disa mbetje mortore për të cilat dyshohej se i përkisnin personit të zhdukur.

Pas ekzaminimeve të kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), autoritetet kanë konfirmuar se mbetjet mortore janë të H.S. Me autorizimin e prokurorit të shtetit, ato u janë dorëzuar familjarëve.

Rasti ishte hetuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, e cila në bashkëpunim me institucionet përkatëse kishte zhvilluar disa operacione kërkim-shpëtimi gjatë muajve të fundit, por pa arritur ta lokalizonte personin deri në zbulimin e fundit.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat e vdekjes, teksa kanë bërë të ditur se hetimet për rastin vazhdojnë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark